Torte me Kajsi

Përbërësit:
1 kore e gatshme per torte
1 kuti parfe krem te vaniljes
750 ml qumesht
400g komposto te kajsive
1 qese shkume shllagu

Përgatitja:
Koren e tortes duhet ta veni ne kallepin e rrumbullaket dhe duhet ta lagni me shurupin e kompostos.
Ne nje ene te larte duhet te qitni qumesht dhe permbajtjen e qeses se kremit parfe te vaniljes, qe duhet ta perzieni me mikser elektrik per rreth 4 minuta.Qiteni kremin ne kallep , mbi koren e tortes dhe lereni qe te ftohet per gjysme ore.

Torte me Qokollate

Përbërësit për brumin:
2 vezë
30g sheqer
2 lugë ujë të nxehtë
30g miell 
1 lugë pluhur për pjekje (brumë)
10g kakao

Për kremin:
600ml qumësht
1 krem qokollate
100g qokollatë me 78% kakao
2 lugë lëng portokalli

Për lyerje:
20g gjalpë
100g qokollatë

Përgatitja:
Vezet dhe sheqerin duhet t'i perzieni me mikser elektrik, shtoni ujin e nxehte , miellin e perzier me pluhurin per pjekje si dhe me kakao. Perzieni lehte.
Masen duhet ta derdhni ne kallep per torte me diameter 22 cm , te cilin me pare e keni mbeshtjelle me leter speciale per pjekje dhe duhet ta veni kete mase ne furre me temperature 180 grade cencius per 20 minuta.
Kores se pjekur hiqjani letren dhe kthejeni ne kallep.
Qumeshtin e zier dhe te ftohur duhet ta derdhni ne nje ene te larte, shtoni permbajtjen e qeses se kremit.Perzieni me mikser elektrik, me shpejtesine me te madhe, oer kater minuta.
Ne fund shtojeni qokollaten e shkrire dhe lengun e portokallit .
Kremin e pergatitur derdheni ne kore qe gjendet ne kallep .Ftoheni mire.
Nga letra per pjekje duhet ta preni nje shirit te larte e te gjere sa torta.
Gjalpin duhet ta vloni , duhet ta hiqni nga zjarri , hidheni qokollaten e copetuar ne katrore dhe perzieni derisa te fitoni krem te lemuar.Kur te ftohet pak duhet ta derdhni ne leter dhe duhet ta mbeshtillni rreth tortes.
Kur qokollata te ftohet duhet ta hiqni letren.

Mish Pule me Perime

Përbërësit:
500g filetë pule
200g speca të freskët të kuq
100g karota
100g qepë të reja
200g kërpudha
4-5 lugë vaj
1 lugë vegetë

Përgatitja:
Mish pule te prere ne katrore , veni ne nje ene te thelle qitni vegete.
Specat e pjekur duhet t'i pastroni nga farat dhe t'i grini copa ,kerpudhat ndani ne te katertat e pjeseve, kurse karotat ne katrore.Pjesen e bardhe te qepes se re duhet ta grini ne pjese me te medha .
Perimet e grira duhet t'i kriposni pak, shtoni  mishin e pules dhe perzieni mire.
Mishin me perime duhet t'i mbuloni dhe t'i lini qe te qendrojne ne vend te ftohte rreth 30 minuta, e pastaj renditni ne shkopinj .
Rrjetin per gril apo per tave duhet ta lyeni me vaj dhe t'i nxeni mire.
Mishin e pergatitur duhet ta piqni nga te gjitha anet derisa te behen te ngjyres se verdhe te arte.

Kifle me Djathe

Përbërësit:
2 te bardhe te vezes
nje gote uji kos
nje gote uji vaj
300gr djathe (pa yndyre)
nje pecive
miell (sa te behet brume i trashe)
susam

Udhëzimet:
Perberesit perzihen te gjitha ne nje vend dhe gatuhet brume i trashe (si per gurabija). Ndahen kulqe te vegjel dhe t’hollohen ne forme te zgjatur , renditen ne tepsi pastaj lyhen me te verdha te vezes se mbetura dhe i hudhet susam mbi. Pjeket ne temperature 220 grade per afro 20 minuta.

Kek me Qershi

Përbërësit:
50 gr qokollad per gatim,
175 gr buter te bute,
1 pako sheqer vanille,
125 gr sheqer,
3 veze,
100 gr jogurt,
225 gr miell,
50 gr niseshte,
1 pako bakin,
500 gr Qershia kompot,
1 Tortenguss,
Kripe.

Përgatitja:
Qokolladen e coptojme. Buterin, sheqer vanillen, kripen dhe sheqerin i rrahim me mikser dhe pastaj ia shtojme vezet nje nga nje.
Ia qesim 100 gr jogurt.Miellin me niseshten dhe bakinin i perzim dhe i qesim te masa nuk i perzime gjate.Ia qesim qokolladen e coptuar.
Brumin e qesim nje nje tepsi te gjate 25 cm dhe ne temperatur 175 Grad e lem per 50 - 60 minuta te piqet. Nxerrim tepsin nga furra e largojme torten nga tepsia dhe e lem qe te ftohet.
Tortengus me pak sheqer dhe 1/4 l te lengut te kompotit nga qershijat e zim ia shtojme edhe qershijat pastaj e lem pak te ftohet dhe ia qesim tortes mbi. Kjo e bardha mbi eshte jogurt i rrahur njeher me piru pastaj mundeni ashtu ta beni dekorimin.

Torte me Qokollate

Përbërësit:
…për pandispanjen me kakao:
200gr miell 00,
100gr sheqer pluhur,
100gr sheqer normal,
9 veze (nga te cilat: 6 te bardha dhe 9 te verdha),
230gr gjalp ne temperature ambjenti,
50gr kakao pa sheqer,
12gr pluhur pjekes,
1 bustine vanilje.

…për shurupin:
250gr sheqer,
150ml uje,
pak vanilje ose aroma te tjera.

…për kremin:
250ml uje,
150gr sheqer,
300gr pana per embelsira,
4 te bardha vezesh,
180gr çokollate te zeze,
copeza çokollate per zbukurim.

Përgatitja:
Pergatisim si fillim pandispanjen me kakao sipas recetes se paraqitur ketu. E leme te ftohet nderkohe qe vazhdojme me pregatitjen e shurupit:
Vendosim ne zjarr te ulet ujin me sheqerin duke i perziere here pas here derisa ky i fundit te jete shkrire plotesisht. Ne fund, shtojme edhe pak vanilje apo disa pika arome rumi, portokalli etj, per ti dhene shije. E leme menjane dhe pregatisim kremin:
Vendosim nje tjeter ene ne zjarr te ulet duke shtuar serisht 250gr sheqer dhe 150ml uje, por kesaj rradhe pa i trazuar, derisa shurupi te arrije temperaturen 125°C (e matim me anen e nje termometri kuzhine).
Rrahim ne nje tas te madh te bardhat e vezeve me ndihmen e nje rrahesi elektrik duke shtuar pak nga pak shurupin e nxehte qe pregatitem me siper derisa te formohet nje mase e qendrueshme.
Shkrijme ne nje ene çokollaten e zeze dhe ia hedhim gjithmone duke e trazuar mases me te bardhat e vezeve qe pregatitem me siper.Shtojme edhe panen per embelsira te rrahur fort dhe e perziejme te gjithe kremin shume mire.
E presim pandispanjen ne sa shtresa e duam torten (zakonisht ne 2 ose 3), e sperkasim me shurupin e mesiperm, shtrojme nje shtrese kremi me çokollate, dhe vendosim serisht nje fete pandispanje. e sperkasim serisht me shurup, me kremin me çokollate dhe vazhdojme ne kete menyre edhe me shtresen e trete. E vendosim te gjithe masen ne frigorifer per tu ftohur. Vendosim ne frigorifer edhe pjesen tjeter te kremit qe kemi pregatitur. Pasi edhe torta edhe kremi jane ftohur, zbukurojme torten me kete te fundit duke e sperkatur edhe me copeza te vogla çokollate.

Torte me Boronica

Përbërësit për pandispanjen:
3 vezë
1 të verdhë të vezës
4 lugë supe sheqer
Gjysmë filxhani kafeje me vaj
1 qese sheqer vaniljeje
Për mbushje: 1 kg boronica
1 të bardhë të vezës

Për zbukurim:
2 qese shllag
Disa kokrra boronica
200 ml qumësht

Përgatitja:
Tundni mirë tri vezë dhe të verdhët e vezës me sheqer vaniljeje. Më pas ia shtoni miellin dhe vajin, tundni edhe pak, vendoseni në tepsi dhe piqeni në furrë në 180 gradë celsius. Boronicat ndrydhni me pirun, i ëmbëlsoni dhe i përzini me të bardhët e tundur të vezës. Mbushjen e përgatitur njëtrajtësisht e vendosni mbi pandispanjen e pjekur dhe e ktheni në furrë për dy-tre minuta, derisa të forcohet e bardha e vezës. Tortën e lini që të ftohet, ndërsa para se ta shërbeni e zbukuroni me shllag dhe disa kokrra boronica.

Bakllava me Kokos

Brumi:
2 vezë
2 të verdha të vezëz
100ml jogurt
50ml vaj
Miell sipas nevojës (rreth 500gr)
Nisheste
100gr kokos

Sherbeti:
600gr sheqer
600ml ujë

Përgatitja:
Në një enë vendosim përbërsit e lëngshëm dhe I përziejmë mirë. Me këtë masë gatuajmë brumin duke e fituar brumin e butë I cili duhet të pushojë një orë. Pasi brumi të jetë gati e ndajmë në shtatë ose tetë pjesë, i rrumbullaksojmë dhe e hollojmë me ndihmën e nishestes secilën veq e veq. Më pas secila petë lyhet me gjalpë të shkrirë duke I vendosurë një përmbi një dhe në petën e fundit tërë sipërfaqen e mbulojmë me kokos ose arra. Petet I rrotullojmë duke ia dhënë formën e rrolladës, nga rrollada e fituar I prejmë në pjesë pjesë me trashësi rreth 1.5cm, pastaj I vendosim në tepsi të shtrira, i lyejmë përmbi me gjalpin e mbeturë dhe i pjekim fillimisht në 220°C rreth 10min më pas e ulim temperaturën në 150°C rreth 1 orë.
Sherbetin e ziejmë rreth 20min në temperaturë mesatare duke e kontrolluar trashësin. Më pas pasi të jetë gati e përvëlojm bakllavan e cila duhet të jetë e pjekur dhe e ftohur tërsishtë.

File pule e mbushur

Përbërësit: 
60gr oriz
rreth 300gr file pule
vaj ulliri
piper të kuq
qepë të tharë
2-3 speca të kuq
Kripë /piper
Magdanoz të freskët
3-4 patete mesatare

Përgatitja:
Se pari ziejm orizin me pas skuqim specat. I perziejm bashk orizin me speca duke ia shtuar edhe magdanozin, kripen dhe piperin.
Gjoksin e pules e ndajme ne file dhe e marinojme me vaj ulliri, qepe te thare , sipas deshires me piper te kuqe djeges dhe kripe/piper dhe I leme te marinohen se paku 30min.
Me pas marim filen e mbulojme me orizin e pregaditure me heret dhe ia vendosim edhe nje pjese te files permbi ne fund I mbulojme me patate te prera ne rende te cilat pak I kriposim.

Filet piqen ne furre ne 200°C per rreth 30-35min.

Embelsire Nuts

Përbërësit:
200 gr buter te bute
225 gr sheqer
3 veze
450 gr miell
100 gr lajthia te bluara
1 luge e gjysem qaji bakin
1 luge qaji kanell
1 luge gjelle kakao
250 ml qumesht
1 gote zhele me shije bruznice
200 gr lajthia te coptuara jo te bluara
200 gr sheqer pluhur
2 luge gjelle leng limoni
25 copa lajthia

Përgatitja:
Furren e nxehim ne 180 Grad. Buterin e rrahim me sheqerin dhe ia qesim vezet nje nga nje dhe i rrahim prap 3 minuta.
Perzim miellin me lajthia e bluara,bakini,kanellen dhe kakaon se bashku me qumshtin dhe te gjithen e qesim te masa me veze.
Nese masa ju duket shum e fort ateher mundeni edhe pak qumesht ti qitni. E qesim brumin ne tepsi katrore e rrafshojme mir dhe e lem per 30-35 minuta te piqet(shiko me piru a eshte pjekur).
Pastaj e largojme nga furra dhe e lem te ftohet. Nga torta presim 25-30 copa katrore.
Zhelet i shkrim dhe me te ia lyejm rrethet torteve katrore dhe menjehere ia ngjesim arrat e coptuara. Sheqerin pluhur e perzim me lengun e limonit deri sa te trashet masa dhe kete ia qesim mbi tortet e vogla katrore. Seciles torte ia vendosim mbi nga nje lajthi.