• Katrorka Çokollate

Katrorka Çokollate

Përbërësit:
1 filgjan(200ml) arra të bluara, 1 vezë, 2 filgjan molla te grira ne rende, 1 filgjan sheqer i kaftë. (dietal,ne munges mundet edhe sheqeri i rendomt), 1 filgjan grizë (ermik), ½ filgjan vaj, ½ pluhur për pjekje, ½ filgjan qumësht, 1 sheqer vanile, 1 luge gjelle kanellë (cimet), 100gr çokollatë për zierje, 3 luge qumësht, 3 luge margarinë.

Përgatitja:
Perzijme vezet me sheqerin, shtojme arrat e bluara, vajin, qumeshtin, mollet e grira ne rende, grizen, dhe te gjitha keto i i perziejm mire.

Shtojme dhe pluhurin per pjekje dhe te gjitha pasi perzihen mire qiten ne kallep te lyer dhe permillur dhe pjekim ne 180 grade per 40 minuta.

Pak minuta para se te perfundoje pjekja pergadisim glazuren.

Shkrijme cokollaten me qumeshtin dhe margarinen dhe i shtojme embelsires se nxehte posa te dali nga furra glazuren gjithashtu te nxehte.

Pasi te ftohet embelsira e presim ne katrorka sipas deshires.

Receta të ngjajshme...

Leave a Reply