• Speca të Mbushur

Speca të Mbushur

Përbërësit:
4 speca mesatare per mbushje
300gr mish te grire
300gr oriz
400gr domate te konservuara
1 qepe e madhe e prere holle
koper e fresket e grire holle
majdanoz i fresket i grire holle
kripe
piper i zi i sapobluar
vaj ulliri

Përgatitja:
Parangrohim furren ne 220°C.

Me ndihmen e nje thike te mprehte, presim pjesen e siperme te specave perreth kercellit ne forme rrethore dhe e vendosim menjane. Pastrojme brendesine e specave nga fijet dhe farat dhe pregatisim mbushjen e tyre.

Ne nje tigan kaverdisim qepen me vaj ulliri derisa te zbutet, shtojme mishin e grire, orizin, kopren, majdanozin, salcen e domateve, kripe, piper te zi, 1 gote uje dhe e gatuajme per rreth 10 minuta.

Mbushim specat me kete perberje dhe i vendosim pjesen e siperme si kapele.

I veme ne tave duke i rradhitur dhe harxhen e mbetur e shperndajme rreth e qarke specave. Shtojme 1-2 gota uje dhe i pjekim ne furre per rreth 20-30 minuta, apo derisa orizi dhe specat te jene zbutur, duke shtuar uje nese eshte e nevojshme.

Receta të ngjajshme...

1 Response

  1. Herb Winer says:

    Hmm is anyone else encountering problems with the pictures on this blog loading? I’m trying to determine if its a problem on my end or if it’s the blog. Any suggestions would be greatly appreciated.

Leave a Reply