• Gjoks pule me domate dhe djathë të njomë

Gjoks pule me domate dhe djathë të njomë

Përbërësit:

500 g gjoks pule
300 g salcë domatesh – jo me copa
150 g djathë Mozzarella
1 qepë e vogël
pak miell
gjethe borziloku
kripë e piper sipas nevojës
vaj ulliri
1 garuzhdë ujë të valuar
një grusht djathë Parmigiano i grirë ose djathë tjetër me cilësi.

Përgatitja:
Në fillim, përgatitim salcën: në një tenxhere të vogël me 2-3 lugë vaj ulliri, skuqim qepën të grirë hollë, për pak minuta, derisa të bëhet transparente. Shtojmë salcën, i hedhim pak kripë dhe një garuzhdë ujë të valuar. I vëmë kapakun dhe e lëmë të ziejë në flakë të ulët për 20 minuta, duke e përzier herë pas here.
Ndërkohë, përgatitim mishin: gjoksin e pulës e presim në rripa me trashësi 1 cm dhe gjatësi rreth 5 cm. I lyejmë me miell, I skuqim në një tigan me pak vaj ulliri, në flakë të lartë, për 3-4 minuta, duke i përzier vazhdimisht me lugë druri që të mos digjen. Kur të kenë marrë ngjyrë të artë, I spërkasim me pak kripë, u shtojmë sipër salcën, i lëmë në zjarr edhe
për 2 minuta dhe më pas e heqim tiganin nga zjarri.
Shtojmë djathin Mozzarella të prerë në kubikë, gjethe borziloku të copëtuara me dorë, pak piper dhe i përziejmë me lugë druri.
Hedhim mishin në një tavë të lyer me pak vaj ulliri, shpërndajmë sipër djathin e grirë dhe e pjekim me funksionin grilë për 8-10 minuta në furrën e ngrohur më parë në temperature 240° C derisa të krijojë kore në sipërfaqe.
E shërbejmë menjëherë.

SHËNIM:
Mund ta hani edhe pa e kaluar tavën në furrë. Në këtë rast, hidheni djathin Mozzarella dhe djathin e grirë 2 minuta më pare se të hiqni tiganin nga zjarri.

Ju befte mir!

Receta të ngjajshme...

Leave a Reply