• Ëmbëlsirë me banane

Ëmbëlsirë me banane

Perbersit:

5 vezë
250 gr sheqer
2 qeska sheqer vanilje
300 ml qumësht
3 lugë miell
3 qeska pluhur xhelatine
200 ml ujë të ftohtë
5 banane
1 lugë ekstrakt vanilje
Për dekorimin:
30 gr çokollatë të shkrirë.

Pergatitja:

Të verdhët e vezës me gjysmën e sheqerit i rrahim me mikser derisa të shkumojnë mirë.

Shtojmë qumështin, miellin dhe vazhdojmë e miksojmë brumin derisa të krijohet një masë homogjene.

Pastaj këtë masë e vendosim në zjarr të ulët, në mënyrë që të trashet. Duhet ta përziejmë vazhdimisht.

Pas trashjes, masën e lëmë të ftohet.

Xhelatinën e hedhim në ujë të ftohtë. E lëmë të pushojë për 10 minuta.

Pastaj e shkrijmë në zjarr të ngadalshëm, por nuk duhet vluar.

Në xhelatinën e shkrirë shtojmë dy lugë nga kremi i zier, përziejmë mirë dhe më pas masën me xhelatinë e hedhim tek kremi i zier dhe i përziejmë mirë të gjitha.

Të bardhët e vezës i miksojmë me pjesën e mbetur të sheqerit, derisa të shkrihet ky i fundit dhe të fitojmë një shkumë të fortë. Këtë masë ia shtojmë kremit me të verdhat e vezës.

Kallëpin e përmasave 26 cm e mbulojmë me folie alumini, të cilën e spërkasim me shumë pak ujë.

Në kallëp hedhim gjysmën e masës që kemi përgatitur. Sipër saj shtojmë bananet e prera për mesi dhe sipër tyre hedhim masën e mbetur të kremit.

Ëmbëlsira ruhet gjatë natës në frigorifer. Të nesërmen e kthejmë përmbys, e dekorojmë sipas dëshirës dhe e shërbejmë të ftohtë.

Ju bëftë mirë.

Receta të ngjajshme...

Leave a Reply