• Kërpudha të mbushura

Kërpudha të mbushura

Perbersit:
500 gr kërpudha
6 lugë gjizë
1 vezë
300 gr spinaq i pastruar
vaj vegjetal
1 lugë çaji qepë
100 gr djathë mocarelle
kripë
Biber i zi.

Pergatitja:
Pastrohen kërpudhat, pastaj ia largojmë bishtat.
Skuqim spinaqin bashkë me bishtat e kërpudhave të copëtuara për 2-3 minuta në vaj vegjetal.
Marrim gjizën shtojmë vezën, kripën dhe biberin e zi.
Kërpudhat mbushen me gjizë, mbi shtojmë spinaqin dhe në fund nga një fetë djathë mocarellë.
I pjekëm në temperaturë 180 gradë celsius, derisa djathi të shkrihet dhe të marrë ngjyrë të bukër.

Ju bëftë mirë!

Receta të ngjajshme...

Leave a Reply