• Leçenik

Leçenik

Përbërësit:

  • 3 vezë
  • 200 ml kos
  • 80 ml vaj
  • 9 lugë miell
  • 1 lugë gjelle bollgur
  • 1 qese pluhur pjekje
  • kripë
  • 150 g djathë
  • 5 fleta qepë
  • susam për të spërkatur

Përgatitja:

Tundeni të verdhën e vezëve. Shtoni kos dhe vaj dhe përziejini shkurtimisht.

Shtoni miellin e përzier me pluhurin për pjekje, kripë dhe bollgur.

Tundeni të bardhat e vezëve dhe shtoni në përzierje.

Lani qepën dhe pritini imë shtoni bashkë më djathin e copëtuar në përzierje.

Shtoni vajin në tepsi dhe vendoseni në furrë për të ngrohur vajin. Kur nxehet, derdhni përzierjen dhe spërkatni me farat e susamit.

Piqeni në 200 C për rreth 30 minuta.

Shërbeni  të ngrohtë me kos, qumësht të thartë ose salcë kosi!

Receta të ngjajshme...