• Pilaf me kofsha pule

Pilaf me kofsha pule

85 min 8 servime

Përbërësit:

  • 8 copë kofshë pule
  • 2 litra ujë
  • 1 lugë çaji piper i zi
  • 2 copë fletë gjiri
  • 1/2 copë qepë

Për pilafin:

  • 4 gota oriz
  • 2 lugë vaj
  • 2 lugë gjalpë
  • 1 filxhan bulgur

Për salcën:

  • 4 lugë kos
  • 1 lugë gjelle piper i kuq
  • 1 lugë çaji kripë
  • 3 lugë vaj

Për të shtuar në tepsi:

  • 9 lugë çaji gjalpë
  • 1 litër supë pule (nga uji ke zier pula)

Përgatitja:

Vendosni kofshat në një tenxhere dhe shtoni ujë në të.

Shtoni piperin e zi, gjethen e gjirit, qepën dhe gatuajeni në zjarr të ulët. Ziejeni mishin e pulës derisa të gatuhet.

Për ta përgatitur pilafin, vendosni vaj dhe gjalpë në tigan dhe ngroheni

Merrni orizin që ke njomur në ujë dhe shtojeni në tigan.

Pasi të keni shtuar bulgurin dhe kripën, përzieni mirë dhe skuqini lehtë.

Merrni kofshat e ziera nga tigan. lëreni mënjanë ,derdhni supën e pulës në një enë sespe ju nevoitet më vonë

Në një enë, përzieni kosin, piperin e kuq , kripën dhe vajin në një enë për të përgatitur salcën që do të vendosni mbi kofshat

Derdhni pilafin e në një trpsi 40 centimetra dhe përhapeni në mënyrë të barabartë. Vendosni kofshat e pulës të ziera.

Përhapni salcën që keni përgatitur me një furçë sipër kofshave të pulës

Derdhni nga supa e pulës së zier në tepsi afër 1 litër. hedhni gjalpë në mes kofshave të pulës

mbuloni tepsin me letër për pjekje

Piqeni në furrë 200 gradë për 40 minuta. Shërbeni të nxehta

Receta të ngjajshme...