• Tortë me Kafe

Tortë me Kafe

Përbërësit:

  • 3 pako krem shllagi​​
  • 4 dl qumësht
  • 8 lugë sheqer
  • 2 sheqer vanilje
  • 300 g biskota
  • 50 g çokollatë e ngrirë
  • lëvozhgë e grirë e një portokalli

Për kafen:

  • 4 dl ujë
  • 4 lugë kafe

Për të dekoruar:

  • 1 shllag
  • Disa karamele dekorative, çokollatë të bluar, ose sipas dëshirës

Përgatitja:

Së pari vlojmë kafenë . Përzieni mirë dhe lëreni të ftohet pak.

Ndërkohë përgatisni mbushjen, së pari në një tas të madh,përzieni shllagun e rrahur me sheqer dhe sheqer vanilje .

Pastaj shtoni biskotat e bluara , thërrimet e çokollatës, ose çokollatën e ngrirë dhe lëvozhgën e grirë portokallin në shllag. Përzieni gjithçka butësisht me një lugë për të kombinuar gjithçka.

Tani merrni një tepsi, ose një tavë dhe rregulloni rreshtin e parë të biskotave që duhet të zhyten më parë në kafe të ngrohët. Lëreni biskotën në kafe që të përthithë pak kafen, por duke pasur kujdes që të mos e zbusni shumë. Pas kësaj, shpërndani mbushjen mbi biskota, dhe pastaj vazhdoni të rregulloni 2 rreshta biskota dhe 2 rreshta mbushjeje.

Dekorojeni me shllag, më pas spërkatni me ëmbëlsira dekorative, kakao, lëvozhgë të grirë portokalli, ose sipas dëshirës.

Receta të ngjajshme...